Fotografia e veturës në të cilën u sulmuan heronjtë e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha (FOTO/LAJM)
Fotografia e veturës në të cilën u sulmuan heronjtë e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, është përzgjedhur në mesin e 49 fotografive më të mira të vitit 2022, sipas revistës së njohur, “National Geographic”.
Në mesin e mbi 2 milionë fotove të dërguara, fotografia e Justyna Mielnikiewicz, e veturës së heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pëzgjedhur në mesin e 49 fotografive më të veçanta.
“Në fshatin Lladoc në Kosovë, një veturë e tipit Lada, e mbyllur në një kuti prej xhami, ndodhet në memorialin e heronjve të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Vetura që po i bartte ata, u zu në pritë dhe u sulmua nga forcat serbe në vitin 1997”, thuhet në përshkrimin e fotografisë, e cila mund të gjendet në www.nationalgeographic.com.