Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet KFOR-it

Shpërndaje

Një kontingjent nga Shqipëria i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë se me këtë veprim Shqipëria shton kontributin në aleancën ushtarake.

Peleshi ka theksuar se duke e ditur rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, forcat shqiptare do të jenë gati të shërbejnë për siguri.

“Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar ai në Facebook.