500 mijë italianë zgjedhin Shqipërinë për pushime, Rama: Nuk ka kënaqësi më të madhe (Video)

Shpërndaje

Mbi 500 mijë italianë kanë zgjedhur që sivjet pushimet t’i kalojnë në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për Rai News 24 tha se ky është një “BOOM” turistësh italianë.

“Është një gjë e jashtëzakonshme. Kjo na bën të buzëqeshim sepse ne e duam Italinë dhe të shohim italianët këtu. Është një moment fitimi në aspektin moral pasi Italia na priti shumë vite dhe na bëri të ndjeheshim në shtëpinë tone ndërkohë që të bëjmë të ndjehen italianët si në shtëpinë e tyre është ajo që kemi ëndërruar gjithmonë”, tha Rama.

Rama tha se çmimi në Shqipëri janë më të lirat se në vendet e tjera evropiane.

Por, sipas tij kjo nuk do të vijojë gjatë pasi që ato do të shtrenjtohen.

“Përsa i përket bukurisë, Italia nuk mund të vendoset në vend të dytë nga askush. Shqipëria është një “Itali e vogël” dhe është e qartë që nuk është një vend i kushtueshëm për turistët e huaj. Dua të them, po çmimet do të rriten por aktualisht janë këto që janë, janë të përballueshme.Por, për italianët nuk është vetëm çështje çmimesh, por edhe për faktin se ndihen si në shtëpinë e tyre. Të gjithë dinë italisht dhe nëse thua jam italian je si një prej nesh”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare ka zbuluar se ai pushon çdo verë në jug të Shqipërisë midis Vlorës dhe Sarandës.