Grubi: Qeveria subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se përmes prodhuesit shtetëror SH.A ESM Qeveria e vendit do të subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë në vend.
Nëpërmes një grafike Grubi ka ndarë edhe detajet për subvencionimin që shteti bën për amvisëritë.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e vendit përmes prodhuesit shtetëror SH.A ESM subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë në vend.
Subvencionimin të cilin e siguron Qeveria mund ta shihni lehtësisht në grafikën e mëposhtme.
Ta kursejmë energjinë dhe të krijojmë shprehi të reja kursyese në amvisëritë tona.