Maqedoni

Grubi: Respekt dhe mirënjohje për 13 vitet e veprimtarisë humanitare të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka qenë i pranishëm sot në shënimin e 13 vjetorit të funksionimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Grubi ka shprehur mirënjohje për veprimtarinë humanitare të kësaj shoqate të kryesuar nga humanisti Halil Kastrati duke e përshëndetur edhe iniciativën e fundit për dhurimin e 113 shtëpive për familjet në nevojë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë në shënimin e 13 vjetorit të funksionimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga humanisti i mirënjohur, Halil Kastrati.

Veprimtaria humanitare e kësaj shoqate që ka nxitur solidaritetin ndërnjerëzor ka qenë arsye e gëzimit të shumë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Shqipëri.

Shpreha respekt dhe mirënjohje ndaj punës së palodhshme të kësaj shoqate dhe të gjithë donatorëve që falë një bashkëpunimi fisnik edhe këtë fundvit do të bëjnë me kulm mbi kokë 113 familje të reja.