Rajoni

Këto janë dy shtetet që pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, duke filluar nga ora 10:00.

Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës, që e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Brianinë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16’të e rendit të ditës.

Poashtu do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.