Rama: Puna drejt përfundimit në tunelin e Llogorasë, hapen 5.5 km

Shpërndaje

Tuneli i Llogorasë në Shqipëri, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike, do të jetë hapur në të gjithë gjatësinë në fund të muajit janar të vitit që po vjen, pasi deri tani janë hapur 5.5 km nga 5.9 km që është gjithsej.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ecuria e punimeve është e shkëlqyer. Janë hapur 5.5 km, ndërsa kanë mbetur për tu hapur edhe rreth 500 m.

“Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore”, ka shkruar Rama.

“Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 km hapje tuneli nga 6 km totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit.Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore”, ka shkruar Rama në Facebook.