Krerët e shtetit nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Shpërndaje

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Krerët e shtetit nënshkruajnë sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Sot në ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

Kosova kërkesën do ta dorëzojë në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.

Këtë fazë e kaloi Bosnja e Hercegovina, kur të martën e 13 dhjetorit BE ia miratoi dhënien e statusit të vendit kandidat.

Aktualisht, procesin e njëjtë Shqipëria e Serbia e nisi më 2009, Mali i Zi më 2008 e Maqedonia e Veriut me 2004.