Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Serbia po dëshiron vazhdimin e luftës që e humbi

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, thotë se Serbia po dëshiron vazhdimin e luftës që e humbi para 23 vitesh.

“Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon serish me luftë dhe me rikthimin e trupave serb në Kosovë. Beogradi zyrtar sot po flet dhe po sillet si para 23 viteve dhe po udhëhiqet nga një kast e njejtë politikanësh, në krye me ish-ministrin e informatave të Millosheviqit. Serbia nuk po e fsheh që po dëshiron ta vazhdojë luftën, që e humbi dhe kapitullimin e pranoi në Kumanovë, andaj edhe mohimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm për ekzistencën tonë”, tha Kurti.

“Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëpunim me serbet. Ne jemi qeveria me demokratike dhe progresiste. Duam qe serbet te marrin pozitën qe ju takon” – tha ai.