Një ditë para kongresit të ASH-së, Taravari merr ofertë serioze për në qeveri nga Kovaçevski?
Një ditë para kongresit të ASh-së, siç mëson ekskluzivisht TS, kryetari i i ri i sapozgjedhur Arben Taravari ka marrë një ofertë serioze për futjen e Aleancës në qeveri nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Oferta e kryeministrit Kovaçevski ndaj ASH-së pritet të analizohet ditëve në vijim nga kryetari i ri i ASH-së, Arben Taravari.
Portali TS, siç mëson ekskluzivisht negociatat tani e tutje do ti bëjë Arben Taravari ku nuk do të ketë kompromis me Ministrinë e Shëndetësisë.
Në ofertën e Kovaçevskit, janë propozuar edhe disa ministri tjera për ASH-në dhe shumë drejtori, ku portali TS, do të njoftojë para takimit të parë mes Taravari dhe Kovaçevskit.