Osmani e quan ditë historike nënshkrimin për aplikim në BE: Po e sjellim Kosovën një hap më afër unionit

Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një fjalë rasti, Osmani ka dhënë se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

Osmani tha kjo se është ditë historike për vendin, është moment historik. Presidentja shtoi se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme.

“Sot është një ditë historike dhe është moment historik, 14 dhjetori ka një histori moderne në Republikën e Kosovës, ku shënojmë themelimin e ushtrisë tonë dhe aplikimin për në Bashkimin Evropian. Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian. Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativ tjetër. Ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, por mbi të gjitha ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid”.

“Kosova është mishërim i vlerave dhe shteti më i ri në kontinentin më të vjetër, vend i mediave të lira, garantues i lirive fetare. Rruga jonë përpara është e qartë. Ne jemi të vendosur që t’ia dalim me sukses dhe ne do ta bëjmë pjesën e punës sonë në mënyrë që BE-ja ta ketë më të lehtë pjesën e punës së vet”.