Pendarovski: S’ka drejtësi derisa nuk burgosen politikanët dhe Gjykatësit e korruptuar

Shpërndaje

“MOSBESIMI I QYTETARËVE NË INSTITUCIONE – PASOJË E KORRUPSIONIT DHE KLIENTELIZMIT POLITIK”

Presidenti, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij të fundvitit në Kuvend, ka drejtuar kritika të ashpra për krimin dhe korrupsionin në vend. Ai tha interesi i jashtëzakonshëm i mediave me të cilin është ndjekur vizita e të ashtuquajturit “ekipi për sanksione” nga SHBA-ja është vërtetimi më i mirë për mosbesimin e qytetarët në organet vendase meqenëse shpresën e vetme për drejtësi e shikojnë tek institucionet e huaja dhe ndërkombëtare. Megjithatë, sipas tij, askush nga jashtë nuk do të çrrënjosë korrupsionin në vend, nëse atë nuk e bëjnë institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve

“Në këtë luftë investimi është enorm: shteti ose do t’i vendosë kriminelët pas hekurave në burgje të llojit të mbyllur, ose disa prej tyre edhe më tej, me paratë e vjedhura nga populli do të vazhdojnë të ndërtojnë imazhin e qytetarëve të ndershëm dhe të virtytshëm dhe t’i tallin të gjithë të tjerët nga një distancë e sigurt. Të gjitha përpjekjet tona do të bien në ujë nëse organet kompetente gjyqësore dakordohet me personat për të cilët e di i gjithë opinioni se me para nga populli i kanë siguruar edhe fëmijët dhe nipërit e tyre të pa lindur. Tezë që shumë prej nesh e përsëritin me vite është se nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por, drejtësi nuk do të ketë edhe deri sa janë në liri gjykatësit dhe prokurorët të cilët marrin vendime skandaloze pas të cilave ndoshta ekzistojnë motive korruptuese” – tha Stevo Pendarovski.

Presidenti tha se varfëria dhe mos sundimi i së drejtës vazhdon të jetë shkak i emigrimit të shtetasve dhe në këtë drejtim nevojitet urgjentisht konsensus i gjerë shtetëror dhe strategji për këtë çështje e cila do ta përcaktojë të ardhmen tonë. Duke folur për besimin e ulët të qytetarëve në institucionet e shtetit, Pendarovski tha se, kjo është pasojë e korrupsionit dhe fenomenit të klientelizmit politik

“Kur besimi tek institucionet është në nivel të ulët, demokracia është në rrezik serioz. Në një ambient të tillë, populizmi dhe tendencat autoritare të cilat janë në ngritje, e realizojnë më lehtë qëllimin e vet, sepse demokracia nuk tregon nivel të mjaftueshëm të rezistencës. Kur klientelizmi dhe besnikëria partiake janë kritere për punësim dhe përparim në karrierë, nuk duhet të na habisë dobësia e institucioneve. Bllokadat politike dhe fizike të cilat i pamë në kryeqytet në muajt e kaluar, me siguri nuk do të jenë të fundit” – tha Pendarovski.

Ai po ashtu porositi se, nevojitet dëshpërimisht një procedurë e qartë dhe e pastër juridike dhe politiket për ndryshimin e Kushtetutës, duke shtuar se shteti duhet të fokusohet në plotësimin e kritereve të cilat do të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët, pasi siç u shpreh ai, kanë ikur kohët kur e matnim suksesin në integrime me numrin e ligjeve të miratuara.