Bota

Shpërthim në një restorant në Turqi – shtatë të vdekur dhe katër të lënduar

Shpërndaje

Një shpërthimi i madh në një restorant në Aydin të Turqisë, la të vdekur shtatë persona dhe katër të tjerë janë plagosur, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në rrugën “Qipro” të lagjes Nazilli, rreth orës 14:30.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një gabimi gjatë ndërrimit të një tubi të gazit në kuzhinën e restorantit.

Një numër i madh i zjarrfikësve janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, raporton ntv.

Guvernatori i Aydinit, Huseyin Aksoy konfirmoi se “shtatë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan”.

Pas shpërthimit mësohet se dy persona që janë hedhur nga kati i dytë i lokalit, kanë pësuar lëndime të lehta. Zjarri tashmë është shuar.

Aydın Valisi Hüseyin Aksoy, Nazilli ilçesindeki bir restoranda meydana gelen patlamada 7 kişinin öldüğünü, biri ağır 4 kişinin yaralandığını bildirdi. Vali Aksoy, AA muhabirine, Altıntaş Mahallesi Kıbrıs Caddesi’ndeki bir restorandan 15.30 sıralarında ihbar geldiğini, ilk belirlemelere göre tüp değişimi sırasında patlamanın olduğunu söyledi. Patlama nedeniyle 7 kişinin öldüğünü bildiren Aksoy, biri ağır 4 kişinin de yaralandığı aktardı. ( Mehmet Ali Cintosun – Anadolu Ajansı )