Të shtëna armësh dhe shpërthim në Zubin Potok

Shpërndaje

Të shtëna armësh dhe të paktën një shpërthim janë dëgjuar sonte në Zubin Potok.

Në një video të publikuar në faqen e Zubin Potokut në Instagram, dëgjohen të shtëna armësh.

Detajet dhe shkaku nuk dihen ende.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë i të shtënave dhe shpërthimit brenda dy ditësh në Zubin Potok, për të cilin nuk kishte asnjë informacion zyrtar.

Demokracia.com ka tentuar të kontaktojë edhe me Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

E konfirmon KFOR :Gjuajtje me armë zjarri në Zubin Potok 👇

Zëdhënësi i KFOR ka konfirmuar se në Zubin Potok ka pasur të shtëna armësh, por që sipas zëdhënësit të KFOR ende nuk dihet se a kanë qenë të shtëna në drejtim të patrollës së pjesetarëve të KFOR apo në ajër.

Më herët është raportuar se të shtënat kanë qenë në drejtim të KFOR, por kjo nuk u konfirmua, meqe pergjigja e tyre ishte se do te marrin informacione shtëse, dhe se asnjë pjesetar nuk është i lënduar./Venhar Isufi