Maqedoni

“TVSH-ja ime”, nga 1 janari do të mund të skenoni deri në 2.100 denarë

Shpërndaje

Qytetarët të cilët përdorin aplikacionin “TVSH-ja ime” që kthen një pjesë të TVSH-së, nga 1.800 denarë për tre muaj, do të mund të skaenojnë deri në 2.100 denarë.

Qeveria në mbledhjen e sotme e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjesë të TVSH-së së vlerës së shtuar te personat fizik, i propozuar nga Ministria e Finanacave.

Me ndryshimet e propozuara rritet shuma maksimale e lejuar që mund t’i kthehet një personi fizik për një tremujor kalendarik.

Domethënë, është planifikuar të rritet shuma maksimale që mund të arrijë një person, si e drejta e kthimit të një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar, në 2.100 denarë për tremujor për një person fizik.