Zjarr në TEC Osllomej – Kërçovë

Shpërndaje

Mbrëmjen e së shtunës ka rënë zjarr në termocentralin Osllomej, afër Kërçovës.

Sipas informacioneve fillestare, njoftimi për zjarrin është marrë pak pas orës 20:00 dhe menjëherë në terren kanë dalë ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve në Kërçovë.

Zjarri është shuar në mesnatë. Aktualisht nuk ka informacione për dëmet dhe në lidhje me atë nëse TEC Osllomej prodhon apo jo energji elektrike në këto momente.

Njoftimi nga SHA-EMV:

Termocentrali Osllomej mbrëmë është ndërprerë nga prodhimi për shkak të problemit me një nga ventilatorët në pjesën e largimit të hirit, që ka sjellë vetëndezjen e një sasie të vogël të qymyrit të padjegur dhe hirit, informojnë nga SHA EMV.

Nga kompania shtojnë se zjarri i shkaktuar i cili është me përmasa të vogla jashtë termocentralit, është lokalizuar me resurset e veta, ndërsa për shkaqe parandaluese është thirrur shërbimi zjarrfikës, sipas procedurave për veprim.