555 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Ahmeti: Skënderbeu është bir shqiptar, por i takon Evropës
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiakët, ministrat e kabinetit qeveritar nga rradhët e partisë së tij, si dhe funksionarë të tjerë partiakë sot në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ka marrë pjesë në shënimin e 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
“Sot shënohet një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët me rastin e 555 vjetorit të Skënderbeut, një nga figurat më emblematike, ka qenë udhërëfyes, shembull frymëzimi për rezistencën, i pamposhtur. Sa jetoi, jetoi i lirë, sa jetoi, jetoi fitmtar. 25 vjet në betja, shembull fryëmëzimi për ne në drejtim të popullit, diplomacisë, në hartim të strategjisë. Figurë emblematike dhe e nderuar prej gjithë Evropës. Skënderbeu i takon Evropës, është bir i shqiptarëve dhe për këtë jemi krenarë, që i madhi Skenderbe kalon të gjithë kufijtë”, deklaroi Ahmeti pasi vendosi buqetë me lule mbi bustin e Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.