Arrestohen dy kirurgët që dyshohet se morën para nga pacientët në spitalin e Vushtrrisë

Shpërndaje

Dy kirurgët A.L dhe E. S janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë para për t’i trajtuar pacientët në spitalin e Vushtrrisë.

Kështu thuhet në një përgjigje për Klan Kosova nga ky spital.

Derisa doktorit Isuf Zekaj, njëherësh anëtar i bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, i emëruar verën e kaluar, i është kërkuar që të dorëzohet në polici.

Në përgjigje thuhet se ata do të suspendohen nga puna, deri në një vendim tjetër.

“Ju njoftojmë se policia e Kosovës e ka arrestuar në Spital, dr. A. L. dhe dr. E. S. Ndërsa dr. I. Z është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici. Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. I. Z. shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. E. S. dhe dr. A. L. suspendohen nga puna deri në një vendim të ri”.

Klan Kosova mëson se A.L dhe E.S janë arrestuar në vendin e punës sot paradite në Spitalin e Vushtrrisë. /Klankosova.tv