RajoniTop Lajme

Bahtiri: Qeveria do ta zmbrapsë Asociacionin – opozita të bëhet një me të

Shpërndaje

Agim Bahtiri nga VV ka thënë se Asociacioni nuk kalon dhe se Kosova është shtet multietnik, andaj nëse ndahemi me asociacione me përkatësi etnike, nuk ka më multietnicitet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova e ka një asociacion të komunave që marrin pjesë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe se Vuçiqi nuk ka nevojë të dirigjojë e as të udhëheq në shtetin tonë përmes asociacionit.

Ai ka shtuar se Qeveria Kurti do të arrijë me sukses ta zmbrapsë këtë asociacion dhe ka kërkuar nga opozita që të bashkohet me qeverinë për këtë çështje.

Postimi i tij i plotë:

Asociacioni nuk kalon!

Kosova është shteti multietnik, andaj nëse ndahemi me asociacione me përkatësi etnike, nuk ka më multietnicitet.

Ne e kemi asociacionin e komunave të Kosovës, ku marrin pjesë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, andaj Vuçiqi nuk ka nevojë të dirigjojë e as të udhëheq në shtetin tonë përmes asociacionit të cilin po tenton ta themelojë në shtetin tonë.

Unë mendoj se Qeveria Kurti do të arrijë me sukses ta zmbrapsë këtë asociacion, prandaj kërkoj nga opozita që të bëhemi një, të jemi më të bashkuar se kurrë, kur dihet se përballë e kemi Serbinë gjenocidale, shtetin që është munduar të na shtypë ndër vite me të gjitha kapacitetet e saj.