Dalin pamje dhe detaje nga vendi ku u shpëtua anëtari i ambasadës britanike

Shpërndaje

Një anëtar i ambasadës ka pësuar aksident në Qendrën e Skijimit në Brezovicë me ç’rast ka pësuar lëndime.

Êshtë arritur që ai të gjendet dhe të dërgohet për trajtim mjekësor.

Aksioni i shpëtimit ishte realizuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Kjo organizatë ka dhënë detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë:

Komunikatë
ShKShMK me datën 02.01.2023 në orën 14:20 ka pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.
ShKShMK menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës për aksidentin dhe ka filluar koordinimim e shpejtë me anëtarët dhe institucionet e sigurisë.
Fatmirësisht është arritur që të kontaktohet i lënduari (shtetas i huaj) dhe i njëjti ka dërguar koordinatat e vendodhjes së tij.
Me anë të telefonit është kontaktuar edhe personi i dytë që ka qenë në aktivitetin bjeshkatarisë së bashku me të lënduarin, por nuk kishte patur çasje vizuele te i lënduari shkaku i terrenit malor.
Të dytë janë këshilluar në telefon për të qëndruar të qetë dhe iu është treguar për elemente të tjera të sigurisë.
Në një kordinim të shpejtë me policinë dhe qendrën skitare është mundësuar transportimi i shpejtë i shpëtuesve malor me teleferik në pikën më të lartë, dhe nga aty tre shpëtues malor të ShKShMK-së, një policë i Kosovës dhe një shpëtues i qendrës skitare të Brezovicës, kurse skuadra tjetër e ShKShMK ishin nisur për tu ngjitur drejt të lënduarit me pajisje për ndihmë dhe evakuim tokësor.
Ndërkohë ekipet e Zjarrfikësve nga Shtërpca kishin filluar mbështetjen dhe afrimin në zonë.
I lënduari është lokalizuar shumë shpejtë në orën 16:25 në vendin e quajtur shkëmbi i kuq masivi i Piribregut/Malet e Sharrit,i cili fatkeqësisht kishte rrëshqitur në faqe malore rreth 450 m, dhe pa humbur kohe i është dhënë ndihma e parë.
Pas një koordinimi të vazhdueshëm me institucionet e RKS-së dhe KFOR-in kemi kërkuar që te bëhet evakuimi nga ajri, shkaku i natyrës së lëndimeve.
Pa vonuar shumë, një Helikopter i KFOR-it ka mbëritur në kordintat e dërguara nga anëtarët tanë dhe i lënduari ështe evakuar deri te helikopteri dhe është transportuar deri në kujdesin mjekësor
Te lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion:
ShKShMK, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KFOR-in, Kërkim-Shpëtimin e Brezovicës, Qendrën Skitare të Brezovicës, vullnetarët të tjerë.