Dëmtohet në Mitrovicë fotografia që bëri histori, ishte e vendosur në një lapidar

Shpërndaje

Cilësohet si një nga momentet që e përshkruan më së miri dhimbjen e shqiptarëve.

Andaj fotografia e Sherife Lutës me vajzën në gji, që u shndërrua në simbolin e refugjatëve kosovarë, u vendos këtu në sheshin e Mitrovicës.

Mirëpo të hënën ky lapidar morri një pamje tjetër pasi persona të paidentifikuar e kanë dëmtuar këtë fotografi të vendosur në lapidar.

Sipas qytetarëve kjo nuk është hera e parë që ky lapidary dëmtohet, të cilët po ashtu bënë apel që vlerat historike të ruhen.

Policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar lidhur me rastin.