DPHM: Prej nesër reshje bore në Maqedoni

Shpërndaje

Nesër dhe gjatë natës drejt të premtes do të ketë reshje bore, ndërsa vetëm në disa vende më të ulëta me reshje shiu dhe bore, informojnë nga DPHM.

Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët jugore dhe lindore. Në zonat malore do të rritet trashësia e mbulesës së dëborës, ndërsa në disa nga vendet më të ulëta do të formohet shtresë e re. Të premten pasdite dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të ulët.

Nesër në Luginën e Shkupit do të ketë reshje, të cilat pasdite dhe gjatë natës drejt të premtes herë pas here do të kalojnë në borë me intensitet më të dobët. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë nga veriu, do të jetë më ftohtë dhe do të bjerë borë e lehtë”, njofton DPHM.