Taravari: Kemi takime intensive edhe me partitë opozitare shqiptare, por edhe me BDI-në

Shpërndaje

Ne duhet ta mendojmë votuesin tonë i cili është opozitar dhe na vanë votën për ta sjellur ndryshimin te blloku politik shqiptar. Prandaj mendoj se duhet të mendohemi dhe të sjellim vendim se si më tej pa mos e anashkaluar as qendrimin në Qeveri ose daljen vetë në zgjedhje.

Kështua tha sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “24 Hapur” në televizionin 24.

“Nuk është logjie për shembull nëse Aleanca për Shqiptarët shkon me partitë opozitare ose vetë në zgjedhje, të jetë pjesë e Qeverisë. Ajo është jo e logjikshme. Nëse shkohet në opsion tjetër, gjegjësisht me BDI-në, atëherë është normale të vazhdohet. Megjithatë, unë mendoj se do të duhet debat menjëherë pas Vitit të Ri dhe në Kuvendin qendror ti shqyrtojmë të gjitha opionet. Tanimë, ne të gjithë përgatitetmi për zgjedhje edhe pse fushata nuk ka nisur, por jo zyrtarisht të gjithë jemi në fushatë. Ka kombinatorika dhe bisedime të ndryshme për koalicionim në zgjedhje. Ne kemi qendim të Kryesisë qendrore se shkojmë vetë në zgjedhje dhe përgatitemi në terren”, deklaroi kryetari i ASH-së, Taravari.

Ai tha se ASH ka bisedime intensive si me opozitën shqiptare, ashtu edhe me BDi-në.

“Nuk dua të fsheh se ne kemi bisedime intensive edhe me partitë opozitare politike shqiptare, por edhe me BDI-në për kombinime eventuale të cilat do të mund të ishin të mira për ata dhe për ne. Megjithatë, them sërisht se mobilizimi i anëtarësisë është të shkojmë vetë në zgjedhje dhe të shohim se cili vendim do merret”, shtoi Taravari.

I pari i ASH-së shtoi se si parti kanë dalë në skenën politike për ta bërë ndryshimin te shqiptarër por kujdesen që vendi ta vazhdojë edhe rrugën evropiane.

“Në fund të ditës të gjitha partitë politike do dalin në zgjedhje për të bërë rezultat të caktuar. Kjo do jetë në bazë të ndonjë platforme dhe pos platformës do të flitet edhe për kombinimin më të mirë të mundshëm. ASH është themeluar si parti politike për ta sjellur ndryshimin te shqiptarët dhe para 9 viteve dolëm si fraksion nga një parti e caktuar politike PDSH dhe quheshim LR – PDSH. Pastaj fituam dy komuna dhe kemi 8 deputetë por gjithësesi se më intereson edhe rruga evropiane e shtetit, por edhe e mira e përgjithshme për qytetarët dhe për partinë tonë”, theksoi më tej kreu i ASH-së.

Ai tha se nuk ka pse të fsheh se është takuar si me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, poashtu edhe me kreun e LD Izet Mexhiti dhe të LB Bilall Kasami.