Durmishi: Në Komunën e Çashkës një problem më pak për Shqiptarët e këtij vendi

Shpërndaje

Nga Kryetari i Degës së BDI-së në Komunën e Çashkës, Nafi Durmishi.

-Pas shume shekujsh edhe kjo komune eshte veshur kuq e zi, duke valvitur per here te pare Flamuri Shqiptar, i garantuar nga Marreveshja e Ohrit, fale liderit z. ALI AHMETI, dhe njerezve qe sakrifikuan familjen e vetveten per te buzeqeshur ne sot.

-Por problemet dhe hallet e keti vendi nuk mbarojne me kaq, edhe pse jetojme ne nje shtet multietnik, dhe mbi te gjitha me shumice Shqiptare, ne Çashke 65 nxenesve Shqiptar u eshte mohuar e drejta e mesimit ne gjuhen Shqipe, ku shkronjat e para nuk i shkruajne ne gjuhen qe u eshte mesuar nga nenat e tyre, por ne nje alfabet krejtesisht te panjohur per to. T’ia mohosh nje femiu arsimin eshte njesoj sikur t’ia mohosh te drejten e te rriturit.

-Vendbanimet Shqiptare jane te lena pas dore edhe ne shume drejtime te tjera, edhe pse çdo Kryetar i kesaj komune eshte vendosur aty ku eshte fale votes ndoshta te gabuar te Shqiptareve, prap se prape vendet tona i lane pa infrastrukture,me rruge te pa ndertuara e te shkaterruara.

-Fusha e Sportit eshte bere garanc per te fituar postet por kurr nuk eshte jetesuar, dhe sot e kesaj dite afro 800 nxenesve u eshte marre e drejta e zhvillimit te Arsimit Fizik dhe Shendetesor, kurse ne Shkollen Periferike Jabollçisht i poshtem nxenesit perdit shpresojne qe ajo qe u eshte rrenuar te rindertohet dhe te mesojne edhe ato si femijet e tjere, e jo neper vende qe gjithçka mund ti thuhet perveç emrit “shkolle”.

-Kendi i lojrave eshte nje term qe femijet tane ndoshta nuk e dine apo e kane degjuar por se kane pare, sepse asnjehere nuk kane gezuar nje gje te tille.

Keto dhe shume halle tjera me te cilet perballemi çdo dite jane shume, por shpresojme qe nga gabimet do te mesojme dhe separi do te gjykojme veten e do te korigjohemi, me shprese qe mos te na mallkojne gjeneratat ardhshme.