Këta ishin deputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Shpërndaje

Përmes një postimi në “Twitter”, sot u bë e ditur se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratuan 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.

Por cilat ishin votat kundër? Komisioni ka dërguar emrat për Gazetën Insajderi.

Jorge Buxadé Villalb, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian. Gunnar Beck, anëtar gjerman i Parlamentit Evropian nga AfD (Alterniva për Gjermaninë).

Tom Vandendriessche, anëtar belg i Parlamentit Evropian i Vlaams Belang.

Milan Uhrík, anëtar sllovak i Parlamentit Everopian nga Partia Popullore “Nase Slovakia”.

Isabel Benjumea Benjumea, anëtare spanjolle e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Spanjolle (PP).

Maite Pagazaurtundúa, anëtare spanjolle e Parlamentit nga Unioni Progresist i Spanjës.

Ndërkaq abstenimet: Lucia Ďuriš Nicholsonov, anëtare sllovake e Parlamentit Evropian, e pavarur.

Javier Moreno Sánchez, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian, Aleanca Progresiste e Socialistëve dhe Demokratëve të Spanjës.

Domènec Ruiz Deves, anëtar spanjoll i Parlamentit Evropian, Partia Socialiste e Punëtorëve në Spanjë.