Kurti: Policia e Kosovës do të ndërhynte para Viti të Ri për t’i hequr barrikadat

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit të cilat ndodhën në veriun e Kosovës.

Kurti tha se Policia e Kosovës do të ndërhynte para festës së Viti të Ri, për t’i larguar barrikadat, nëse ato nuk do të hiqeshin.

Kurti tha se KFOR-it iu dha koha e nevojshme dhe e kërkuar për heqjen e tyre.

Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës nuk e dëshironte ndërhyrjen policore.

“Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat. Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë”, deklaroi Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Po ashtu ai tha se është mirë që ata të cilët i kanë vendosur barrikadat, i larguan vetë.

“Bindja ime është që ata i vendosën barrikadat nga frika dhe nga frika edhe i kanë hequr”, shtoi tutje Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha njashtu se Serbia është vend armik në veri dhe se Kosova nuk duhet të përfundojë në qëndrim vetëfajësues.

“Duhet ta kuptojmë që në veri e kemi një shtet armik, që nuk e ndryshon kushtetutën, me ato bazat ofensive. Do të ishte gabim i madh të hyjmë në tezën e vetëfajësimit, kur kemi një Serbi”, shtoi Kurti./Lajmi.net/