Rajoni

Kurti thotë se nuk pajtohet me Rashiq për çështjen e Asociacionit

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se Asociacioni është obligim dhe duhet formuar.

Kurti në një konferencë për media tha se e vlerëson Rashiq si politikan por që sipas Kurtit “nuk do të thotë që kryeministri me ministrin Rashiq të pajtohen për gjithçka”.

“Unë e kam takuar dje ministrin Rashiq, kemi biseduar për një çështje tjetër, por më duhet të them që unë pajtohem me të shumë dhe e konsideroj politikan shembull, por kjo nuk do të thotë që kryeministri me ministrin Rashiq pajtohet për gjithçka, tërë kohën e plotësisht, kjo nuk ndodhë as brenda subjektit të njëjtë politik, e lëre më me një ministër” – theksoi Kurti.

Kryeministri gjithashtu tha se me ministrin Rashiq ishte takuar dje, kur ky i fundit kishte kërkuar të lejojë hyrjen e patriarkut Porfirje.

Kurti u shpreh se patriarku Porfirije e anuloi ardhjen në Kosovë dje, pavarësisht se nga Qeveria iu dha leje të enjten.

“Atëherë kur s’kishin leje, dëshironin të hynin. Madje, mbanin konferenca për media nga Merdara. Dje që morën leje, nuk erdhën”, ka deklaruar Kurti.

Më tej, kreu i ekzekutivit ka ritheksuar se angazhohet për të drejtat e serbëve, gjithmonë në funksion të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë dhe të drejtave dhe lirive të tyre.