“Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2”, Rama publikon pamjet: U tha, u bë

Shpërndaje

Në Cape Carnaval të Florida janë lëshuar në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.

Postimi nga RAMA:

Ja dhe kjo, u tha, u bë🚀
🛰🌏 Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë,
🇦🇱ALBANIA1 dhe ALBANIA2🇦🇱
Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm👁️