Dalin fotografitë: Këta janë të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Dyshohen se motivet e këtij sulmi lidhen me dhënien fund të jetës së një të reje (emër i njohur për redaksinë) nga Gllogjani. Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.