Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar më së largu në shkurt do të kurorëzohet me votimin në Kuvend

Shpërndaje

Deputeti i VV-së, që është edhe anëtar i Komisionit për Legjislacion, ka treguar arsyet zvarritjes së Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

“Ky ligj është i një rëndësie të veçantë dhe ka qenë premtim elektoral i joni, ka marr pak kohë të gjatë, pasi është dashur të dërgohet në Komisioni i Venecias tri herë dhe kjo për arsye të shëndosha, pasi ne nuk po duam të bëjmë ligje që bien ndesh me norma ndërkombëtare. Së fundmi ka pasur një kritikë nga opozita për shkak të rekomandimeve të ndryshme që na u patën ofruar nga Komisioni i Venecias. Ne i kemi bërë ato amendamentime, e kemi dërguar pas amendamentimeve në Komisionin e Venecias dhe tani ka ardhur raporti se e kemi marr dritën e gjelbër”, tregoi Basha.

Ai është i bindur se ky projektligj, që sipas tij, ka kaluar edhe në Komisionin për Legjislacion, do të kalojë edhe në komisione të tjera dhe do të jetë i gatshëm së shpejti të dërgohet në seancë për votim dhe Kosova sipas tij, përfundimisht ta votojë ligjin dhe ta ketë Agjencionin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Basha tregon nëse ka datë të saktë se kur do të dërgohet ky projektligj në seancën plenare për votim në Kuvend.

“Meqenëse ka kaluar në komisionin tonë, besoj nëse nuk gaboj janë edhe dy komisione funksionale që duhet ta miratojnë, mirëpo më së largu besoj se në muajin shkurt besoj se do të kurorëzohet me votimin në Kuvend”, shprehet deputeti i VV-së në një intervistë për “Arbresh.info”.