Një person i kall barakat e N.P. “Parqe dhe Gjelbërime” në Shkup, kapet nga kamerat e sigurisë (Video)

Shpërndaje

Në barakat e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” mbrëmë vonë ka shpërthyer zjarr nga i cili ishte përfshirë sipërfaqe prej rreth 20 metra katrorë.

Nga Shërbimi Zjarrfikës informuan se kishin pranuar thirrje tridhjetë minuta pas mesnate dhe kanë intervenuar deri në orën 1:40. Në terren kanë dalë tre zjarrfikës me një automjet zjarrfikës.

Nga N.P. “Parqet dhe Gjelbërimet” gjithashtu e kanë konfirmuar rastin duke e dënuar aktin.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 ka shpërthyer zjarr në drejtorinë e ndërmarrjes, konkretisht në pjesën e arkivit, magazinës dhe ambientet e Sektorit për Financa. Pas intervenimit të shpejtë të shërbimit të rojës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është shuar në kohë dhe nuk është shkaktuar dëm i madh material, janë ruajtur të gjitha dokumentet, si dhe ambientet e ndërmarrjes. Në vendngjarje ka dalë menjëherë grupi hetimor i Ministrisë së Brendshme për konstatimin e shkaqeve të zjarrit. Pamjet nga kamerat e sigurisë së kompanisë tregojnë se zjarri është ndezur nga autor i panjohur.NP Parqe dhe gjelbërime e dënon ashpër këtë akt të zjarrvënies së qëllimshme në ambientet e ndërmarrjes dhe do të bashkëpunojë aktivisht me organet kompetente për mbledhjen e provave për zbardhjen e rastit, gjetjen e autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë”, thonë nga “Parqet dhe Gjelbërimet”.