Pacolli i bën thirrje Qeverisë që ta shpallë non-grata personin që dogji Kuranin në Suedi

Shpërndaje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që ta shpallë non-grata ekstremistin e djathtë danezo-suedez, Rasmum Paludan, i cili dogji Kuranin, para ambasadës së Turqisë, në Suedi.

Pacolli sugjeroi që kjo të bëhet në solidaritet me popullin turk.

“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Leja e autoriteteve suedeze që Libri i Shenjtë i Islamit të digjet, ngjalli reagime të shumta nga bota myslimane.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se shkak i kësa, Turqia nuk e do e miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.