Rajoni

Pacolli jep pagën vjetore për vërshimet, i fton deputetët dhe qeveritarët të ndajnë pagën e janarit

Shpërndaje

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli, ka ndarë pagën e tij vjetore për të ndihmuar komunat që janë prekur nga vërshimet.

Pacolli ka ftuar edhe kolegët e tij në Kuvend dhe Qeveri që ta ndajnë pagën e tyre të janarit për fondacionin e tij që ka për qëllim të ndihmojë zonat e prekura nga vërshimet, transmeton Albazone Media.

Shkrimi i plotë i Pacollit:
Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
_________
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin

“Vërshimet e Janarit 23″
Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !
Dergone kontributin e juaj!

Banka Ekonomike Prishtinë
Llogaria:
XK
514010000009129490
Swift: EKOMXKPR XXX
Emërtimi:
“Vërshimet e Janarit 23″
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.
Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.
Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.
E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.