Nga nesër Shqipëria do të marrë vaj luledielli nga Maqedonia

Shpërndaje

Vaji i lulediellit, një produkt që importohej nga Ukraina ka patur mungesë në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e pushtimit rus. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj, me anë të një konference për mediat ka bërë me dije se duke filluar nga dita e nesërme Shqipëria do të importojë vajin nga Maqedonia e Veriut, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, tha Brahimaj.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. “Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, theksoi Bekteshi.