Kronikë e zezëMaqedoni

Po udhëhiqte mbledhjen/ Ndërron jetë drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri

Shpërndaje

Sot paradite, në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri. Zeqiri vite me radhë ka qenë pjesë e arsimit të mesëm në Shkup.

Miqtë e të ndjerit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Çairit.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri. Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë! – shkruan Visar Ganiu.

******

Lajm i trishtë për të gjithë në mëngjesin e sotëm. Ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.

Sipas informacioneve të cilat i kanë ndarë kolegët e të ndjerit, Zeqirit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa po mbante mbledhjen e radhës së bashku kolegiumin, informon Populli.mk

Faruk Zeqiri ishte vëllai i ish-deputetit Muhamed Zeqiri. Humbje e madhe për arsimin. Ishte njeri i përkushtuar për të dhënë më të mirën për një arsim më cilësor dhe të zhvilluar. Ishte njeri pozitiv dhe me një buzëqeshje e cila nuk iu hiqte nga fytyra.

Ngushëllime familjarëve, shoqërisë dhe të gjithë kolegëve!