Rama: Ballkani nuk ka qenë kurrë në pozita kaq të favorshme

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozita kaq të favorshme, sa është sot.

“Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi që të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen në çdo front. Duhet të punojmë me zell. , të përpiqemi të punojmë edhe më shumë” tha Rama gjatë një interviste për televizionin malazez “A PLUS TV”, përcjell Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv

Ai ka folur gjithashtu mbi marrëdhëniet që ai ka me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe puna që po bëhet sipas tij në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.