Ramabaja fton protestë për nesër kundër Asociacionit

Shpërndaje

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka ftuar për nesër protestë kundër Asociacionit të komunave me shumicës serbe.

Ai ka thënë se imponimi i Asociacionit është “një kronikë e luftës së re të paralajmëruar shqiptaro-serbe.

”Jo BKS-së”, shkruan Ramabaja në Facebook.

“Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00  – të gjithë në SHESH”, fton ai.

Tema e Asociacionit të komunave serbe është rihapur sërish dhe po i kërkohet Kosovës që ta themelojë atë.