Ronaldo dhe Messi sërish kundër njëri-tjetrit, zbulohet data e ndeshjes

Shpërndaje

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen sërish me njëri-tjetrin.

Pas 15 vitesh rivalitet, portugezi dhe argjentinasi tani takohen në një ndeshje krejtësisht tjetër.

Ronaldo që pak ditë më parë kompletoi kalimin te Al Nassr, duke u bërë lojtari më i paguar në botë, me 200 milionë euro në vit, synon që për dy vite të fitojë trofe në Arabinë Saudite.

Në anën tjetër, Messi vazhdon të luajë në nivele të larta me Paris Saint-Germain dhe më 18 dhjetor të vitit 2022 fitoi trofeun e vetëm që i mungonte në kabinetin e tij të pasur, Kupën e Botës.

Dy lojtarët që cilësohen si më të mirët në histori të futbollit do të ndajnë edhe njëherë fushën, dhe ajo do të jetë më 19 janar në Riad.

PSG do të zhvillojë ndeshje miqësore atje dhe një nga takimet është ajo me Al Nassrin e Ronaldon, duke vënë kështu përball dy legjendat që sfiduan njëri tjetrin për më shumë se 15 vite.