Shpëtoi një mrekulli, guri i madh shtyp makinën pasi shoferi doli të fliste në telefon

Shpërndaje

Një shofer në Malibu, Kaliforni, pothuajse u shtyp nga një gur i madh që ra mbi makinën e tij. “Honda” e Mauricio Henao ishte parkuar përgjatë një kodre në një rrugë në Malibu të martën, kur moti i keq bëri që një gur i madh të rrëshqiste nga mali dhe të binte në makinën e tij.

Rrëshqitja e rrezikshme e dheut vjen pasi stuhitë e forta goditën Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar përmbytje masive. Shoferi ka treguar se ishe brenda makinës së tij por në një moment i ra telefoni dhe doli jashtë që të flasë me partneren e tij.

“Partnerja ime më telefonoi dhe më tha nëse mund t’i çoj çantën që kishte lënë aty.”, tha ai duke shtuar se gurët kishin rënë në të gjithë rrugën. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por disa automjete në zonë janë dëmtuar apo shkatërruar.