Suspendohen dy polic pas arratisjes së të burgosurit nga Tetova

Shpërndaje

Pas arratisjes e të burgosurit Bekim Memeti janë suspenduar dy polic mëson Klan M nga burime të Drejtoris për ekzekutimin e sanksioneve pas arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti janë suspenduar dy polic mëson Klan M nga burime të Drejtorisw për ekzekutimin e sanksioneve.

Nga MPB thonë se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë drama ka ndodhur në autostradë.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thonë nga MPB.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.