Tahiri publikon një dokument ku Serbisë i tregoheshin ‘vijat e kuqe’ në dialog
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, permes postim në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë dokumente strategjike që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi në të kaluarën.
Ajo me këtë sqaroi se Kosova kishte strategji për dialog me Serbinë, madje aty ishin specifikuar dhe vijat e kuqe nga ana e Kosovës.Ajo gjithashtu tha se kjo platformë ishte e mbështetur me rezolutë edhe nga Kuvendi i Kosovës.