Zjarr i madh në Qendrën e re Tregtare në Tetovë (Video)

Shpërndaje

Një zjarr ka shpërthyer në katin e dytë në Qendrën e re tregtare në Tetovë pasditen e sotme, në një hapësirë të braktisur. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri. Flakët dyshohet se kanë shpërthyer pas ndezjeve të mjeteve piroteknike. Janë dëgjuar edhe shpërthime të cilat kanë thyer dritaret, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë arritur zjarrfikësit që kanë lokalizuar zjarrin.

“Krahas kësaj me shpejtësi të madhe është përhapur edhe tym me erë të rëndë në tërë Qendrën e re tregtare në Tetovë. Zjarrfikësit arritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë nën kontroll zjarrin”, njoftojnë nga Njësia e zjarrfikësve në Tetovë.