Ali Ahmeti: Nuk ka ilaç për frikën!

Shpërndaje

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti I shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga zëvendëskryeministri I parë Artan Grubi, si dhe funksionarë të tjerë partiake, në kuadër të takimeve të tij “Bashkë për Europë” me qytetarë dhe bazën partiake mbrëmjen e së shtunës ka qëndruar në komunën e Tearcës.

Me këtë rast, kreu i BDI-së ka theksuar BDI nuk është patericë e askujt, por sot bashkë-qeverisim me LSDM, siç kemi qeveris dhe me VMRO-në, kemi qenë vendi-marrës për punë të rëndësishme.

“U bënë disa javë që jam në takime me njerëz, pasi pandemia na bëri të mos takohemi me takime tradicionale. Artani e tha se ka shumë frikësime në këto situate shumë të rëndësishme gjeostrategjike dhe në vazhdimësi BDI ka qenë në veprim në procese të rëndësishme por gjithmonë ka dalë forca kundërshtuese që kanë aluduar se ky vend do të shitet, do të bëhet Shqipëri, i di unë këto fjalë e këto supozime! Ne nuk jemi patericë e askujt, por sot bashkë-qeverisim me LSDM siç kemi qeveris dhe me VMRO-në, kemi qenë vendi-marrës për punë të rëndësishme. Mbyllën problematikën me palën greke, me Bullgarinë, ndaj Artan, unë as e ofendova Mickoskin por dhashë vetëm një deklaratë që ai e ka pa luftën veç në televizor, e kam thirr që të jetë pjesë e një fronti paqësor, për të një ardhmëri më të mirë në këtë vend. Këtë mision për një jetë më të mirë mund ta bëjmë vetëm duke u bashkuar pro BE”, tha Ahmeti në fjalën e tij.

Unë, shtoi më tej Ahmeti, i takoj gjeneratës së torturave për mendim të lirë, sot e kemi mendimin e lirë, por sot na duhet mendim kualitativ, për bashkim, pajtim e për të bë më të mirën.

“Ky është një mision, një moment historik, sepse duke u kyçur në këtë front i shërbejmë ardhmërisë, ndaj unë, Telati dhe të tjerët e dimë se e ardhmja i përkas rinisë, ndaj përkrahim gjeneratat e reja, e jo ti zëmë karriget dhe të mos avancojmë të tjerët. Ky është realiteti, neve na duhet bashkim. Unë 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkërisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fitua, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët por tek vetja, ndaj mos bini ne gracka për ndarje, mos realizoni dëshira të armiqve tanë”, theksoi Ahmeti.

Kreu integristë potencoi që ai është për veting, sepse me hyrje në BE u japim fund të këqijave, duke filluar nga emigracioni e deri tek cilësia jetësore me standarde më të mira, ndaj lëreni të kaluarën por bashkohuni dhe forcohuni.

“Sot është koha e modernizimit, që të ju japim përparësi meritorëve, sepse sot ecët me cilësi përpara. Në Europë hyhet me cilësi”, potencoi Ahmeti.