Borrell: Palët u pajtuan për planin evropian, dialogu vazhdon në mars

Shpërndaje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se në takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dy palët janë pajtuar që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara për pengim të procesit të dialogut.

Në një konferencë për media, Borrell ka thënë se palët janë pajtuar se nuk nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të BE-së dhe se takimi i radhës pritet të zhvillohet në mars.

“Është një zhvillim i rëndësishëm dhe madhështor, kemi qenë të përfshirë. Kemi pasur diskutime intensive, të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme, gatishmëri për të gjetur zgjidhje, dhe jam i lumtur të lajmëroj që ata janë pajtuar se nuk nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të BE-së që e ka titullin propozimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ai pret që palët të përfshihen në një dialog konstruktiv.

“Palët janë pajtuar që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara që mund të çojnë në rritjen e tensioneve dhe të pengojnë këto negociata”, shtoi Borrell.

Sipas tij ky propozim është mbi të gjitha për qytetarët e të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Jo për BE-në por qytetarët e Kosovës e Serbisë. Njerëzit mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës e Serbisë duke përdorur pasaportat e veta të njohura. ID-të e targat. Njerëzit mund të studiojnë e punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre a ku i marrin mund të jetë çështje. Marrëveshja sjellë mundësi të reja ekonomike, duke rritur asistencën financiare, kooperim biznesi e investime të reja Kosovë e Serbi”.

“Mundësi punësimi më të mirë. Pa burokraci të panevojshme, nënkupton më tepër tregti, pasi certifikatat eksport-import nuk do të jenë të nevojshme./ Për serbët në Kosovë më tepër siguri, qartësi e parashikueshmëri, kur vjen te mbrojtja e të drejtat në Kosovë, përfshirë edhe për Kishat Ortodokse serbe”, është shprehur Borrell.