Ditë zie kombëtare në RMV – UT i uli flamujt në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit tragjik që i goditi Turqinë dhe Sirinë

Shpërndaje

Ditë zie kombëtare në RMV – UT i uli flamujt në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit tragjik që i goditi Turqinë dhe Sirinë

Në nderim të viktimave të tërmetit tragjik, që i goditi ditë më parë Republikën e Turqisë dhe Republikën e Sirisë, Universiteti i Tetovës sot i ka ulur flamujt në gjysmështizë.

Në këto ditë të vështira për popullin turk dhe atë sirian, ku si pasojë e tërmetit u shuan dhjetëra mijë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë u lënduan, Universiteti ynë, ndanë dhimbjen me të gjithë familjarët e viktimave, si dhe autoritetet turke dhe ato siriane.