Dyshimet për raste të montuara, Kovaçevski: Kam biseduar me Zejdin, do t’i dërgojmë letër Delegacionit europian
Ashtu siç raportoi TV21, kryeministri Dimitar Kovaçevski e konfirmoi edhe publikisht se është takuar me deputetin Skender Rexhepi-Zejd, i cili në Click Plus tha se do ta votojë qeverinë e re nën disa kushte. Kovaçevski tha se me Rexhepin kanë biseduar rreth disa rasteve gjyqësore në të cilat ka dyshime për montim. Kovaçevski tha se do të dërgohet letërderi tek Delegacioni europian, për të pyetur nëse të njëjtit kanë mundësi të monitorojnë këta raste.
“Po, me Skender Rexhepin kemi pasur takim. Jam përgjigjur edhe dje, për TV21, se me deputetin Skender Rexhemi kam pasur takime dhe kam takime. Dje kemi pasur takim në të cilin kemi folur rreth një numri të caktuar të rasteve për të cilat kishte diskutim publik, për mënyrën se si janë udhëhequr. Unë në asnjë mënyrë nuk jam përzier në vendimet e gjyqësorit, as nuk do ta bëj, as nuk do të konsultohen organe gjyqësore të huaja. Gjëja e vetme që mund të bëhet është që deri në delegacionin europian të dërgohet letër për raste të caktuar, nëse ata kanë mënyrë të bëjnë monitorim të caktuar rreth asaj se si janë udhëhequr ata raste”, tha Kovaçevski.