FSK i nxjerr të gjallë dy persona nga rrënojat në Turqi, pas më shumë se 162 orë pas tërmetit (Video)

Shpërndaje

FSK ka shpëtuar edhe dy persona në Turqi, më shumë se 162 orë pas tërmetit, raporton AlbaZone Media.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, i cili ka thënë se njëra nga të shpëtuarit është vajzë 13 vjeçare.

Postimi i tij i plotë:

Lajm i mrekullueshëm!

U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare.

Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.