Geer: Të mos keqpërdoret flamuri europian, të përdoret vetëm për ligje që janë sipas normave europiane

Shpërndaje

Euroambasadori Dejvid Gir nga Koçani sot dërgoi mesazh të mos keqpërdoret flamuri europian, duke thënë se ai duhet të përdoret vetëm kur bëhet fjalë për ligje që kanë të bëjnë me normat dhe standardet europiane. Sipas tij, mënyra e propozimit të ligjeve me procedurë të shkurtër, pamundëson debatin publik gjatë sjelljes së ligjeve të rëndësishme. Kjo ishte përgjigjja e tij në pyetjen për propozim-ligjin e fundit për lojërat e fatit që e propozon Qeveria dhe i cili ka flamur europian.

“Nuk do të komentoj një ligje të caktuara, por dua të theksoj parimin e përgjithshëm i cili ka rëndësi të veçantë, se procedura e shkurtuar në Kuvend duhet të përdoret vetëm kur bëhet fjalë për ligje të veçanta që kanë të bëjnë me legjislacionin europian. Flamuri europian duhet të përdoret vetëm kur bëhet fjalë për ligje që kanë të bëjnë me normat dhe standardet europiane. Arsyeja pse lejohet përdorimi i flamurit europian gjatë sjelljes së ligjeve është për t’i përshpejtuar reformat që nevojiten për t’iu afruar legjislacionit europian. Në asnjë rast nuk duhet të përdoret për ta pamundësuar debatin për ligje të rëndësishme.”- deklaroi Dejvid Gir, Euroambasador.