Janar 2023: Për harxhime minimale duhen 50.799 denarë

Shpërndaje

Një familjeje katëranëtarëshe, në Janar, I nevojiteshin 50.799 denarë apo afër 850 euro për harxhimet minimale mujore – përcjell KlanM, llogaritë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas të dhënave që sot janë publikuar, për shportën konsumuese sindikale, 19.206 denarë harxhohen për ushqime dhe pije kurse 13.313 denarë për pagesat e llogarive. Për higjienë, sic njofton KlanM, duhen minimalisht 3.097 denarë, kurse për transportin 3.668 denarë.

Enti Shtetëror për Statistika, sic përcjell KlanM, dje njoftoi se inflacioni në Janar ka qenë 17.1%.

Ndërkohë, të dhënat e KRRE-së thonë se gjatë janarit, për 14% është ulur harxhimi I përgjithshëm I rrymës elektrike për amvisëritë.

“Nga Janari prej se në fuqi është cmimi I ri I rrymës elektrike që për 99.2% e amvisërive është më e ulët, vazhdon trendi I shfrytëzimit racional. Në favor shkojnë edhe kushtet e motit, por është fakt se amvisëritë racionalisht shfrytëzojnë energjinë elektrike” – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

KRRE-ja, sic njofton KlanM, muajin e kaluar miratoi vendimin me të cilin cmimi I rrymës elektrike ulet për 20.15% për mbi 70.000 firma të vogla që janë në tregun e rregullt, kurse për amvisëritë e bllokut të parë ulet për 4.11%. /KlanMacedonia/