Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë

Shpërndaje

Lundrimi detar në Vlorë vazhdon të jetë i pezulluar pasi kushtet atmosferike nuk e mundësojnë një gjë të tillë.

Po ashtu, është i pezulluar lundrimi për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Pezullimi ka nisur prej ditës së shtunë ndërsa përmirësimi i kushteve atmosferike pritet vetëm pasditen e të hënës.

Megjithatë situata mbetet në monitorim edhe për shkak të temperaturave të ulëta. Deri me tani veç lundrimit në Vlorë nuk ka probleme të tjera, ndërsa edhe në Llogara qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.